
Shqiptarët do të përfaqësohen me 4 deputetë në parlamentin serb. Të dhënat paraprake tregojnë se Alternativa Demokratike Shqiptare në luginën e Preshevës, ka fituar 0.9 për qind të votave.
Për herë të parë, pesë parti shqiptare nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.
Në një reagim, presidenti Hashim Thaçi përshëndeti fitoren e deputetëve shqiptarë. “Ata do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, u shpreh presidenti i Kosovës, në reagimin e tij në rrjetet sociale. (A2 Televizion)