Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Është fakt real që kryeministri mund të jetë shqiptar

Nga A2 CNN
13 Korrik 2020, 21:26 | Ballkani
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Është fakt real që

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2, komentoi zhvillimet e fundit përsa i përket situates zgjedhore në shtetin fqinj. Xhaferi tha se nisur nga praktikat e mëparshme, kur shumë shqiptarë tashmë kanë poste kyçe në Maqedoninë e Veriut, ekziston edhe mundësia e zgjedhjes së një kryeministri shqiptar në këtë shtet.

“Dikur ishte e pamundur që ministri i Mbrojtjes apo i Punëve të Brendshme të ishte shqiptar, gjë që u bë realitet nga viti 2011; ishte e pamundur që kreu i Parlamentit të ishte shqiptar, por koalicionet paszgjedhore dhe shpërndarja e mandateve mundëson të tilla gjëra. Nëse partnerët e koalicionit bien dakord, është reale që kryeministri të jetë shqiptar”, tha Xhaferi.

“Mendoj që në të ardhmen është një nga temat për diskutim, për faktin që ekzekutivi është ai që zbaton legjislativin”, shtoi Xhaferi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos