Zgjedhjet në universitetet publike, reagon presidenti

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 21:14 | Aktualitet
Zgjedhjet në universitetet publike, reagon presidenti

Presidenti Ilir Meta ka dalë me një deklaratë lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitetet publike.

“Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës”, lexohet në deklaratë.

“Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatore, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithë pranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, shton presidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos