Zgjedhjet për kreun e PD, Sefa: Kanë votuar 40% e anëtarëve deri në orën 14:00

Nga A2 CNN
29 Korrik 2023, 16:12 | Politikë
Zgjedhjet për kreun e PD, Sefa: Kanë votuar 40% e anëtarëve

Anëtari i Komisionit Zgjedhor Indrit Sefa, njoftoi në një dalje për mediat se deri në orën 14:00, 44% e 25 mijë anëtarëve të partisë Demokratike kanë ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet për kryetarin e ri, që do të vendoset mes Gjergj Hanit dhe Lulzim Bashës.

Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD. Procesi ka qenë normal, i rregullt dhe shumë i qytetëruar. Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë ia paraqesin komisionin kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një listë të posaçme. Pjesëmarrja është brenda pritshmërive, duke pasur në konsideratë dhe periudhën në të cilën zhvillohen këto zgjedhje”, u shpreh Sefa.

Sipas tij kjo pjesëmarrje është brenda pritshmërive dhe procesi nuk ka hasur në asnjë problematikë.

Gjatë këtyre dy muajve anëtarët janë kontaktuar nga degët, janë marrë masat dhe demokratët i janë drejtuar sot qendrave të votimit”, tha Sefa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos