
Reperi, Kanye West, ka votuar për herë të parë në jetën e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Si për ironi të fatit, 43-vjeçari, i cili është kandidat për president, ka votuar për veten e tij.
“Sot jam duke votuar për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është dikush që e njoh mirë…vetja ime”, shkruhej në postim.
Kandidimi i West është shoqëruar me polemika të shumta, kryesisht mbi faktin se Kim Kardashian do të ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përplasja e fundit ishte ajo me aktoren Jennifer Aniston, e cila shkruante se nuk ishte argëtuese të votoje për West. (A2 Televizion)