Zgjedhjet vendore, Meta: Nuk kemi pretendime për kryebashkiakët, në Këshillat Bashkiakë synojmë të dalim forcë e parë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2022, 14:15 | Politikë
Zgjedhjet vendore, Meta: Nuk kemi pretendime për kryebashkiakët,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se është vendimtare që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Ai tha se forca politike që drejton synon të jetë e para sa i përket vendeve në Këshillat Bashkiakë. “Nuk kemi çfarë negociatash të bëjmë, sepse objektivi i Partisë së Lirisë është të dalë forcë e parë, duke filluar nga Tirana. Këshilli bashkiak i Tiranës do të jetë shumë më i rëndësishëm sesa ai Parlamenti që i ka disa “kërpërata” atje”, tha Meta.

“Së dyti, kemi bërë të qartë që në kushtet e ballafaqimit të një regjimi mafioz, është shumë e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki. Në kushte të tjera normale, mund të kishte edhe katër... Në këtë drejtim, kemi bërë të qartë që nuk do të vëmë kushte për asnjë bashki apo kandidat. Nëse do të ketë kandidatë nga ana e PL që mendojmë që kanë përkrahje serioze në një bashki të caktuar, është çështje që ne do ta bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë”.

Meta vlerësoi procesin e primareve të nisur nga Berisha në PD, por kishte një sugjerim: “Ata që i organizojnë duhet të marrin për sipër edhe të sigurojnë cilësinë e tyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos