
Finlanda do të bëhet anëtari i 31-të i NATO-s ditën e martë. Njoftimin e dha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, i cili tha se ky hap do ta bënte Finlandën dhe aleancën ushtarake më të fortë. Vendimi vjen pak pasi parlamenti turk miratoi një projektligj qe i hapi rrugën anëtarësimit te shtetit nordik në aleancën perëndimore.
Ankaraja ishte e fundit, mes 30 vendeve të NATO-s që dha dritën jeshile, pasi parlamenti Hungarez e ndërmori një hap të tillë më herët gjatë javës se kaluar. Turqia vazhdon të mbajë peng anëtarësimin e Suedisë, të cilën e akuzon se nuk ka bërë mjaftueshëm kundër atyre që Ankaraja i konsideron terroriste.
Helsinki dhe Stokholmi hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe aplikuan të bëhen pjesë e NATO-s në maj të vitit të kaluar, pasi Rusia nisi luftën në Ukrainën fqinje. Anëtarësimi i Finlandës do të përfaqësojeë zgjerimin e parë që kur Maqedonia e Veriut ju bashkua aleancës në 2020-tën. (A2 Televizion)