Gjiknuri: Sfidë e vështirë, por e mirëpres

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 13:31 | Politikë
Gjiknuri: Sfidë e vështirë, por e mirëpres

Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e konsideroi si një sfidë shumë të vështirë punën si numri 2 i partisë.

“Natyrshëm është një sfidë e vështirë. Unë kam eksperiencën time elektorale dhe partiake dhe do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara punën që është bërë me PS-në. Është një sfidë e mirëpritur”, tha Gjiknuri.

“Natyrshëm unë kam lidhjet e mia me Qarkun e Vlorës dhe kam arritur rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në Shqipëri dhe atë eksperiencë do ta shfrytëzoj për këtë detyrë të re", tha Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos