Nicol Vanderkelen, nga Belgjika, u shpall mbreti i ri i “bishtpëllumbave”, në festivalin e veçantë që u mbajt në një fshat në qendër të Francës.
Shoferi i kamionit u vlerësua për bishtin më të mirë mes 500 pjesëmarrësve, për qethjen ikonike të viteve 1980, që ende sot ka fanatikët e saj.
“Është një mënyrë jetese, nënkupton të qënit i aftë të qeshësh me veten”, u shpreh për kamerat një nga pjesëmarrësit. (A2 Televizion)