Zgjidhet "misteri", Gigi Hadid zbulon pas 5 muajsh emrin e vogëlushes dhe kuptimin e veçantë

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 19:36 | Showbiz
Zgjidhet "misteri", Gigi Hadid zbulon pas 5 muajsh emrin e

Supermodelja Gigi Hadid ka zbuluar më në fund emrin e vajzës së saj dhe Zayn Malik, që erdhi në jetë më 23 shtator të vitit 2020.

Deri më tani kjo ishte mbajtur sekret dhe ndjekësit e çiftit kishin dhënë qindra ide, madje kishin vënë dhe baste për emrin e vogëlushes.  Modelja e zbuloi “misterin” në bio-n e Instagramit të saj ku shkruhet: “Khai’s mum”.

“People” shkruan se Gigi i ka vënë të bijës, emrin Khai në nder të gjyshes, emri i të cilës ishte Khairiah. Origjina arabe e këtij emri do të thotë “mbretëror”, ndërkohë, origjina vietnameze e tij nënkupton “triumf”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos