Chelsea, fillimi i krizës. Barazon me Leicester dhe shkëputet

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 20:08 | Futboll
Chelsea, fillimi i krizës. Barazon me Leicester dhe shkëputet

Një tjetër hap fals për Chelsea. Djemtë e Franck Lampard, pas humbjes së turpshme me Manchester United 4-0 javën e kaluar, nuk kanë mundur të fitojnë as në shtëpi me një ekip luftarak por jo elitar si Leicester.

Premisat u dukën fillimisht të mira, me “blutë” që finalizuan sulmet e tyre me talentin 20-vjeçar Mason Mount, pas një gabimi të dukshëm të nigerianit Wilfred Ndidi në minutën e 7-të.

Por në pjesën e dytë ishte pikërisht  autori i gafës që barazoi gjithçka, duke fituar duelin në qiell me Azpilicueta, në minutën e 67-ë.

Pjesa e dytë ishte pothuajse tërësisht në favor të miqve, që në fund edhe mund të kishin marrë tre pikët e vyera në Stamford Bridge. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos