Një 80-vjeçar, i cili u zhduk teksa bënte ngjitje në mal, gjatë një stuhie breshëri, u ribashkua me familjen e tij në një konferencë shtypi të organizuar për ta gjetur atë.
Harry Harvey, u raportua i zhdukur pasditen e së dielës pasi u nda nga miku i tij, ndërsa dilte për shëtitje në Yorkshire Dales, në verilindje të Anglisë.
Policia, Forca Ajrore Mbretërore (RAF) dhe punëtorët e shpëtimit në mal kaluan katër ditë në kërkim të alpinistit me përvojë. Teksa frika shtohej, një konferencë shtypi ku do kërkohej ndihmë për të gjetur të moshuarin, u planifikua në The Tan Hill Inn, brenda parkut kombëtar. Por konferenca u kthye në një festë kur Harvey u paraqit aty.
Një fotograf e kishte pikasur atë ndërsa ishte në anije dhe kishte kontaktuar me ekipet e shpëtimit.
Harvey sqaroi se ishte “zënë nga një stuhi breshëri vërtet e rëndë” dhe se kur e pa veten në vështirësi kaloi në planin B. Alpinisti sqaroi se gjeti një vend të sigurt për kamp dhe ngriti aty çadrën e tij.
"Unë kalova tri net vërtet të mira kampingu të egër, ku isha vetëm dhe kisha të gjithë gjërat që më duheshin. E vetmja gjë, e cila po më mundonte pak ... kam një oreks të madh ... dhe kur kam uri, duhet të marr diçka për të ngrënë ose nuk mund të vazhdoj më tej ".
Nga ana tjetër, familjarët e Harveyt ishin më pak entuziastë për përvojën e tij. Bashëshortja e tij tha se ata kishin kaluar një mankth, ndërsa i biri shtoi se i ati, ishte tani “i dënuar”. (A2 Televizion)