Zhvillimi i turizmit, BERZH 100 milionë euro për Shqipërinë

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 12:19 | Ekonomi
Zhvillimi i turizmit, BERZH 100 milionë euro për Shqipërinë

Kryeministri Rama kishte sot një tjetër mundësi për t’u shprehur se Bashkimi Europian i beson qeverisë shqiptare.

Dëshmi e kësaj, tha kreu i qeverisë janë 100 milionë euro që BE dhe BERZH japin për zhvillimin turistik në Shqipëri.

https://a2news.com/2019/03/12/kredia-e-berzh-9-milione-euro-per-energjine-ne-banesa/

“Nuk ka diskutim që Shqipëria nuk do të ishte i njëjti vend që është sot pa mbështetjen e BE dhe BERZH gjatë më shumë se 25 viteve të fundit. Janë me dhjetëra projekte që janë mundësuar në vendin tonë falë mbështetjes financiare të BERZH. Ashtu si kundër është mëse e vërtetë se edhe projekti që lançojmë sot është edhe një shprehje kuptimplotë e vlerësimit dhe e besimit të këtyre institucioneve te rruga dhe strategjia e përzgjedhur prej nesh, përmes rrugës së rilindjes urbane dhe të asaj rurale”, u shpreh Kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos