Zjarr i madh në Krime, dronët sulmojnë cisternat e naftës pranë portit

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 10:53 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm, i shoqëruar nga një zjarr i madh, ka ndodhur në pranë portit  të Sevastopolit në Krime.

“Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një sulm me dron nga forcat ukrainase”, tha në një postim në Telegram drejtuesi pro rus i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev.

Pak më herët, Volodymyr Zelensky, në një intervistë në televizionin finlandez Yle, u shpreh se në kundërofensivën e saj Ukraina po planifikon të rimarrë edhe gadishullin e Krimesë. “Ne shpresojmë në një kundërofensivë të suksesshme, por kjo do të varet edhe nga furnizimi me armatime nga Perëndimi”, tha Zelensky.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u shpreh se përpjekjet e Uashingtonit dhe aleatëve të tij për të izoluar Moskën po dështojnë. “Përpjekjet e Uashingtonit dhe të aleatëve të tij për të ndryshuar historinë kanë dështuar”, tha ministri rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos