Një zjarr masiv ka përfshirë në orët e vona të së martës një sipërfaqe tokash bujqësore pranë fshatit Vloçisht.
Drejt zonës janë duke shkuar forcat zjarrfikëse dhe banorët të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, i cili fatmirësisht është larg zonës së banuar.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga fermerët që djegin tokat për mbjelljet e reja. (A2 Televizion)