Bilanci i zjarreve, Peleshi: 3000 ha të djegura, shumica e tyre të qëllimshme

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 20:08 | Aktualitet
Bilanci i zjarreve, Peleshi: 3000 ha të djegura, shumica e tyre të

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga vatrat e zjarrit deri me tani ku theksoi se dëmet e shkaktura në sipërfaqe të gjelbra janë të mëdha dhe përllogariten në disa mijë hektarë.

“Ne e llogarisim në 3 mijë hektarë dëmin në sipërfaqe të gjelbra, është një shifër e konsiderueshme, por lajmi i mirë është që pjesa më e madhe afërsisht 2300 ha ka qenë me shkurre”, deklaroi Peleshi.

Ai pranoi se disa prej vatrave të zjarrit kanë qenë të qëllimshme dhe autorët e dyshuar janë vënë para drejtësisë.

“Tashmë është e sigurt që zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme, se për çfarë qëllimesh na duhet t’i hetojmë. Janë 25 raste të ndaluara dhe ka prova”, shtoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes gjeti rastin që të falënderonte edhe partnerët ndërkombëtare që ofruan ndihmën e tyre për të përballuar situatën e vështirë të zjarreve.

Peleshi pranoi se situata vazhdon të jetë problematike në veri të vendit ndërsa shtoi se po punohet për neutralizimin e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos