Sekuestrohet gati 1 ton kanabis, po shkëmbehej në mes të detit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 12:19 | Kronikë
Sekuestrohet gati 1 ton kanabis, po shkëmbehej në mes të detit

Trafikantët e lëndëve narkotike duket se janë gjatë gjithë kohës në kërkim të rrugëve alternative dhe mënyrave të ndryshme të kalimit të drogës.

Kjo gjë konfirmohet dhe në operacionin e fundit të organizuar nga policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza.

Të dhënat e fundit bëjnë me dije se gati 1 ton lëndë narkotike është sekuestruar gjatë këtij operacioni që po shkëmbehej mes trafikantëve në det të hapur.

Gjatë operacionit u arrestuan 3 persona dhe sekuestruan 3 skafe, të cilët drogën që transportonin po e ngarkonin në një velierë.

Mendohet që ky veprim i trafikantëve të jetë bërë në limitet e kalimit të hapësirës ujore mes dy vendeve, për të mos krijuar dyshime te radarët.

Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos