Zjarr në anijen e mbushur me lëndë toksike, alarm në Kanada

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 08:54 | Kapur në kamera
Zjarr në anijen e mbushur me lëndë toksike, alarm në Kanada

Ka shqetësim në brigjet e Kanadasë për fatin e një anije transporti gjigant, brenda së cilës u përhap një zjarr masiv.

Bëhet fjalë për anijen MV Zim Kingston, dhe alarmi vjen nga fakti që anija mban në kontejnerët e saj substanca toksike, ende të paspecifikuara nga autoritetet kanadeze, që po punojnë në mënyrë të ngushtë me ato amerikane për menaxhimin e situatës që mund të shkaktojë dëme mjedisore të mëdha në zonën e British Columbia dhe jo vetëm.

https://www.youtube.com/watch?v=lL4vUXoYZ8M

Bëhet e ditur që 16 persona nga ekuipazhi kanë braktisur anijen, ndërkohë që 5 heronj po luftojnë ende me flakët.      (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos