Zjarr në anijen në afërsi të Durrësit, vijon operacioni i shpëtimit

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 16:58 | Aktualitet

Një operacion shpëtimi në det po ndodh në radën e Portit të Durrësit, aty ku një anije tregtare është përfshirë nga flakët.

Ende nuk ka të dhëna të detajuara, ndërkohë që forcat detare po bëjnë të mundur operacionin e shpëtimit në det.

Sipas burimeve të A2 CNN pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, mësohet se shkëndija e zjarrit ka ardhur nga një prizë e frigoriferit.

Flakët janë shuar në pothuajse 90% të anijes nga uji i hedhur nga një rimorkiator dhe nga një anije e rojës bregdetare, duke e vënë nën kontroll.

Sipas informacioneve, anija është bosh dhe pa ngarkesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos