Pakoja e Madhe, Rama: Po bëjmë gati një tjetër bonus për pensionistët

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 18:54 | Aktualitet
Pakoja e Madhe, Rama: Po bëjmë gati një tjetër bonus

Qeveria është duke përgatitur një tjetër bonus për pensionistët përpos atij që marrin nga “Pakoja e Madhe.” Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet e tij sociale.

Bonusi i radhës, sipas qeverisë, vjen me qëllim që kjo shtresë e popullsisë të ketë mundësi që ta ketë më të lehtë barrën e inflacionit.

EDI RAMA NË FACEBOOK

Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur.

*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/watch/?v=486159950133515&extid=WA-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&ref=sharing
https://a2news.com/2023/01/03/pakoja-me-8-miliarde-leke-hapet-kete-jave-shperndarja-perfundon-javen-e-ardhshme/
https://a2news.com/2022/12/30/pakoja-e-madhe-qeveria-ndryshoi-serish-buxhetin-per-7-8-miliarde-leket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos