Tregtonte gaz të kontrabanduar në një ambient të përshtatur, në pranga 21-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 09:47 | Aktualitet
Tregtonte gaz të kontrabanduar në një ambient të

Një i ri në periferi të Tiranës është vënë në pranga pasi tregtonte gaz të kontrabanduar, në një ambient të përshtatur dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Nga hetimet rezulton se 21-vjeçari F. M., kishte përshtatur në lagjen "Skënderbeu", në Babrru një ambient ku tregtonte gaz të kontrabanduar.

Gjatë kontrollit në ambient u gjet një pompë karburanti dhe një depozitë metalike, e mbushur me 1500 litra gaz, që dyshohet se është i kontrabanduar, si dhe 28 bombola gazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos