Zjarr në Dropull, asnjë ndërhyrje për ta shuar

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 07:34 | Aktualitet
Zjarr në Dropull, asnjë ndërhyrje për ta shuar

Një zjarr masiv ka rënë në lartësinë e fshatit Bodrishtë të Bashkisë Dropull. Përgjatë gjithë natës, zjarri ka qenë intensiv duke djegur me dhjetëra ha kullotë dhe pyje.

Deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse të Bashkisë së Dropullit, duke bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit.

Mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i vendosur nga një bari shtegtar, i cili është i skeduar në polici si i tillë, pasi edhe më parë është identifikuar për të njëjtat vepra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos