Nisja e shkollës, probleme të vjetra të trashëguara në vitin e ri arsimor

Nga A2 CNN
26 Shtator 2021, 15:59 | Aktualitet
Nisja e shkollës, probleme të vjetra të trashëguara në

Nisja e vitit të ri shkollor me orë të reduktuara e mësim me turne tregon mungesë strategjie dhe kapacitetesh.

Kështu shprehet eksperti i arsimit Qemal Çejku, teksa vlerëson se Ministria e Arsimit nuk shfrytëzoi periudhën e pushime për të rritur kapacitetet, si në infrastrukturë ashtu edhe në burime njerëzore.

Teksa paralajmëron për breza të rinjsh jo të mirëarsimuar, Çejku thotë se efektet do ndihen shumë shpejt.

Për të dytin vit radhazi mësimi parauniveristar në vend nis në kushtet e pandemisë Covid-19. Orët do reduktohen në 25 minuta, ndërsa mësimi do zhvillohet me deri në 4 turne në disa shkolla të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos