Një vatër zjarri është konstatuar në ishullin e Sazanit pak minuta më parë. Sipas burimeve të A2, 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohe që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit.
Anija e shërbimit e Forcave Detare është në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.
Drejt Sazanit edhe punonjës të Misionit të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit (MZSH) në Vlorë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )