
Autoriteti i Medieve Audiovizive (AMA) shtyn sërish afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.
Kreu i AMA-s, Gentian Sala tha se vendimi është marrë pas një sondazhi, nga i cili rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.
“Bordi i AMA-s vendosi për shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë. Platformat që tregtojnë dekodera të vëna në dispozicion të japin informacion në lidhje me sasinë e dekoderave që disponojnë. Kjo pikë duhet sqaruar mirë, pasi operatorët kryesorë nuk e kanë dhënë këtë informacion”, tha Sala. (A2 Televizion)