Një zjarr i madh ka përfshirë ullishte dhe shkurre në Krujë, afër varrezave në lagjen "Suta".
Zjarri ka patur përhapje edhe afër banesave që ndodhen aty pranë , të cilat deri më tani kanë shpëtuar pa u përfshirë nga flakët, ndërkohë që zjarrfikësit vijojnë "luftën" me flakët dhe për lokalizimin e vatrës.
Deri më tani raportohen rreth 800 rrënjë ullinj të shkrumbuar si dhe rreth 1 ha sipërfaqe bimësi të ulët e të lartë . (A2 Televizion)