Zjarr në mesnatë, digjet lokali i njohur te Brryli

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 07:23 | Kronikë
Zjarr në mesnatë, digjet lokali i njohur te Brryli

Një lokal i vendosur në zonën e Brrylit dhe shumë i frekuentuar nga të rinjtë është djegur totalisht, mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Zjarri në lokal ka rënë rreth orës 23:40 dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi dhe në lokalin ngjitur.

Dëmet materiale si pasojë e zjarrit janë të pallogaritshme, ndërkohë që shkaqet e tij janë ende të paqarta.

Dy zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe vunë flakët në kontroll, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos