Sekuestrohen mbi 28 mijë euro në Morinë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 10:04 | Kronikë
Sekuestrohen mbi 28 mijë euro në Morinë

Policia ka proceduar penalisht dy persona në doganën e Morinës, pasi janë kapur me një sasi prej 28 500 euro të padeklaruara.

“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos