
Një avion i “Philippine Airlines” bëri ulje të detyruar në aeroportin e Los Angeles për shkak të një defekti në një prej motorëve.
Avioni Boeing Co 777 i nisur drejt Manilas u detyrua të rikthehej në pistën nga ku u nis në Los Angeles pasi një nga motorët e tij mori zjarr në ajër. Të 347 pasagjerët dhe 18 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan pa lëndime, megjithëse paniku i krijuar ishte tepër i madh.
Një media lokale në Los Angeles ka filmuar momentin kur avioni sapo është ngritur në fluturim dhe pas tij shihet një re tymi dhe zjarri që del nga motori. Emergjenca e krijuar nga avioni i “Philippine Airlines” nuk krijoi vonesa te fluturimet e tjera. (A2 Televizion)