Ironia e Putin, “Falë zotit Rusia nuk po akuzohet për ndërhyrje në SHBA”

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 20:16 | Bota
Ironia e Putin, “Falë zotit Rusia nuk po akuzohet për

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdon me talljet në drejtim të Shteteve të Bashkuara. Gjatë një forumi në Moskë, shefi i Kremlinit tha se tashmë vendin e Rusisë e ka zënë një shtet tjetër në grindjet e brendshme politike amerikane.

“Falë Zotit nuk po na akuzojnë më për ndërhyrje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Tani ata po akuzojnë Ukrainën”, u shpreh Putin.

Më tej ai shtoi se ky aspekt i politikës së brendshme po dëmton marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Shpresoj që kjo të përfundojë një ditë”, nënvizoi presidenti rus.

https://a2news.com/2019/10/02/zgjedhjet-ne-shba-shakaja-pa-kripe-e-putin-rusia-do-te-nderhyje/

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konfirmuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016 në favor të Donald Trump. Por Moska ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos