Një automjet tenton të çajë rrethimin e Shtëpisë së Bardhë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 13:55 | Bota
Një automjet tenton të çajë rrethimin e Shtëpisë

Shërbimet Sekrete amerikane bëjnë me dije se kanë ndaluar një automjet që tentoi të hynte Brenda rrethimit të kompleksit të Shtëpisë së Bardhë.

Makina e paidentifikuar tentoi të hynte në rrethimin e një prej ndërtesave me sigurinë më të lartë në botë duke ndjekur nga pas një tjetër mjet që kishte hyrë në mënyrë të rregullt në pikën e kontrollit.

Makina u ndalua menjëherë nga Shërbimet Sekrete dhe personi që e drejtonte atë u arrestua. Ende nuk ka detaje të hollësishme për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos