Zjarri në Tiranë, humb jetën foshnja 6-muajshe. Dyshimet për bombolën e gazit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 08:39 | Kronikë
Zjarri në Tiranë, humb jetën foshnja 6-muajshe. Dyshimet për

Një foshnjë vetëm 6-muajshe humbi jetën në Tiranë, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga zjarri. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gani Domi”, fare pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, ndërsa rrjedhja e gazit dyshohet se shkaktoi flakët.

Kanë qenë banorë të zonës fillimisht të cilët bënë të mundur nxjerrjen e Janulla Lilajt dhe nipit të saj, ndërsa forcat zjarrfikëse, edhe pse arritën të heqin nga flakët foshnjën, ajo nuk shpëtoi dot si pasojë e asfiksisë dhe humbi jetën në spital.

Gjyshja së bashku me nipin ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, familja kishte mbi 20 vite që jetonte me qira në zonë, ndërsa në momentin e rënies së zjarrit nëna e fëmijëve nuk ka qenë në shtëpi.

Policia dhe zjarrfikëset dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një bombul gazi, por këtë të premte ata hetuan sërish vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e përhapjes së flakëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/08/zjarri-qe-i-mori-jeten-foshnjes-dyshimet-e-para/

A2 CNN Livestream

Latest Videos