
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën dhe 595 të tjerë kanë mbetur të lënduar në përplasjet që kanë ndodhur rreth e qark Sudanit.
Shifrat i bën të ditura Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit pas një tentative për grusht shteti që nisi të shtunën nga një grup paramilitarësh që e quan veten “Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Sudanit”.
Drejtuesi i grupit paramilitar të Sudanit, Mohamed Hamdan Dagalo pretendon se ka pushtuar shumicën e vendeve zyrtare të Khartoum-it pas përleshjeve që shpërthyen mes grupit të tij të armatosur dhe ushtrisë së vendit të shtunën.
“Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kontrollojnë më shumë se 90 për qind të vendeve strategjike në Khartoum”, tha Dagalo në një intervistë me Sky News Arabia.
Lideri ushtarak i vendit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, i kundërshtoi pretendimet e Dagalo-s dhe deklaroi se ushtria ka mbajtur kontrollin e vendit.
Drejtuesit e grupit paramilitar akuzojnë ushtrinë se ishte ajo që i sulmoi e para. (A2 Televizion)