
Një zjarr ka përfshirë katin e pestë të një pallati në Kamëz. Policia njofton se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.
Zjarri ka rënë rreth orës 11:25 të ditës së sotme, ndërkohë që shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.
Sherbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)