Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër të madhe tregtare në veriperëndim të Moskës. Për pasojë një person ka humbur jetën.
“Fatkeqësisht, një person ka mbetur i vdekur nga zjarri. Po punohet për shuarjen e zjarrit”, tha kreu i departamentit të Ministrisë së Emergjencave, Sergey Poletykin,
Zjarri përfshiu të gjithë strukturën e qendrës së madhe tregtare, Mega Khimki, dhe flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej 18.000 metrash katrorë.







Inteligjenca ruse, e cituar nga Interfax, flet për dyshimin e "një akti të qëllimshëm, një zjarri kriminal", duke cituar burime të paidentifikuara, për origjinën e zjarrit, por nuk janë përjashtuar edhe shkaqet aksidentale si rezultat i shkeljes së rregullave të sigurisë.
Sipas Tass, "shkaku i zjarrit ishte një shkelje e rregullave për kryerjen e punimeve të saldimit në hipermarketin bashkangjitur OBI, i cili ishte në rindërtim".
Fillimisht, u raportua se shërbimet ruse të urgjencës dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një akt "kriminal". Por vetë një anëtar i shërbimit, i cituar nga Tass, tha se një qark i shkurtër në marketin Obi shkaktoi katastrofën. (A2 Televizion)