Zjarr në pyllin Dadias të Greqisë, gjenden të djegur 18 emigrantë

Nga A2 CNN
22 Gusht 2023, 13:59 | Ballkani
Zjarr në pyllin Dadias të Greqisë, gjenden të djegur 18

Një tragjedi e përmasave të mëdha është regjistruar në Greqi, në pyllin e Dadias që digjet që prej ditës së djeshme. Mediat vendase bëjnë me dije se kanë gjetur trupat e karbonizuar të 18 emigrantëve. Sipas informacioneve, viktimat janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Zjarri  në brendësi të pyllit të Dadias ka rënë që prej mesditën e së hënës (21/8/2023) dhe forcat zjarrfikëse janë prej më shumë se 24 orë në luftë me flakët.

Zëvendësguvernatori i rajonit, Dimitris Petrovich tha se nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/8Im1gA9JOmA

A2 CNN Livestream

Latest Videos