Zjarr në unazën e qytetit të Korçës

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 14:06 | Aktualitet

Një sipërfaqe toke është përfshirë nga zjarri në unazën e qytetit të Korçës. Shkurre dhe barishte kanë marrë flakë, ndërkohë që përreth ka patur kasolle druri të banuara nga komuniteti rom dhe egjiptian. Por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve deri më tani nuk ka rrezik për ta.

Dy zjarrfikëse janë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, si edhe policia është prezente në zonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos