All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zjarr në vargmalet Cukal, vatra po shkrumbon sipërfaqe të tëra me pyje dhe bimësi të ulët

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 12:55 | Aktualitet
Zjarr në vargmalet Cukal, vatra po shkrumbon sipërfaqe të
All - Paragraf - 1

Disa vatra të mëdha zjarri vazhdojnë që të jenë aktive prej disa ditësh në fshatin Vilë, njësia administrative Temal, në Bashkinë e Vau Dejës.

Zjarret vazhdojnë që të djegin masivin pyjor nga fshati Vilë, duke u përhapur në drejtim të vargmaleve të Cukalit, ndërkohë që ndërhyja për ta lokalizuar apo shuar është tejet e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugëve automobilistike.

All - Paragraf - 3

Banorët e zonës ngrenë shqetësimin pasi zjarri, sipas tyre, po shkrumbon gjithçka dhe pas çdo ore që kalon po bëhet edhe më masiv pasi askush nuk po ndërhyn. Ata kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë në terren dhe të helikopterit nga ajri, në të kundërt flakët pritet të shkrumbojnë çfarë të gjejnë përpara. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos