Rreth 13 mijë njerëz u futën në fundjavë nga Porti i Durrësit

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 15:02 | Aktualitet
Rreth 13 mijë njerëz u futën në fundjavë nga Porti i

Që nga data 21 korrik, tragetet qe operojnë ne linjat detare Bari-Durrës dhe anasjelltas, kanë dyfishuar numrin e lundrimeve brenda ditës për të përballuar fluksin gjithnjë në rritje të pasagjerëve, që vijnë në vendin tonë. Vetëm përgjatë fundjavës që lamë pas në portin e Durrësit kanë mbërritur 12775 persona, nga të cilët 10176 kishin si destinacion fundor të udhëtimit të tyre vendin tonë.

Përveç pasagjerëve në fundjavë janë përpunuar në port ne hyrje të vendit tonë edhe 3822 mjete, shumica e të cilave autovetura. Natyrisht që pjesa dërrmuese e personave që vijnë janë emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë kryesisht në Itali dhe vijnë për pushimet e verës në vendin tonë.

Ndërkohë duke ju referuar të dhënave të pjesës së parë të vitit, rezulton se nga janari deri në qershor, tragetet e linjës Durrës-Bari kane kryer 440 lundrime vajtje ardhje, me një numër total pasagjerësh prej 223 300. Shifër kjo që rezulton 26 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të viti 2021.  Ndërkohë, gjatë fundjavës ka pasur fluks të hyrjeve në vendin tonë edhe nga aeroporti Nënë Tereza si dhe nga pikat tokësore, kryesisht me Kosovën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos