Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania, situata e vështirë në tre fshatra

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 19:21 | Aktualitet
Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania, situata e

Mbetet kritike situata e zjarreve në Shqipëri, veçanërisht në jug të vendit. Në orët e fundit, situatat më shqetësuese ngelin zona e Karaburunit dhe ajo e Lunxhërisë në Gjirokastër, ku u shënua edhe viktima e parë.

Në Dukat, ushtria po tërhiqet nga vatrat aktive aty, për t’u shpërndarë në zona të tjera. Në Karaburun, zjarri vijon tashmë në pjesën e pasme të gadishullit.

https://a2news.com/2021/08/03/situata-shume-e-veshtire-peleshi-thirrje-banoreve-dilni-sa-me-pare-nga-banesat/

Një përforcim i nevojshëm sipas burimeve po vjen nga Gjermania. Ndërhyrjet ajrore duken të domosdoshme në zonën e Gjirokastrës, ku situata më e vështirë paraqitet në fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, ku po merren masa për evakuimin e banorëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/03/zjarre-edhe-ne-gjirokaster-evakuohen-banoret-e-dy-fshatrave-tymi-pushton-qytetin/?fbclid=IwAR3q7aDi2QWFuZjbGeDR2yecyfMpM3Dj_I0yFAGOYjn__WlMkTIfLpELJOc
https://a2news.com/2021/08/03/zjarret-ne-shqiperi-3-persona-perfundojne-ne-spital-ne-gjendje-te-rende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos