Sekuestrohen mbi 32 mijë euro në Morinë, procedohet 37-vjeçari

Nga A2 CNN
26 Gusht 2023, 10:43 | Kronikë
Sekuestrohen mbi 32 mijë euro në Morinë, procedohet

Policia kufitare e Morinës ka goditur një rast mosdeklarimit të parave të kufi. Një 37-vjeçar po tentonte të fuste në vendin tonë 32 450 euro dhe 140 000 lekë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Policia sekuestruar shumën e parave dhe ka proceduar penalisht 37-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinës, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasi A. L.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 000 lekë të rinj, të cilat shtetasi A. L. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.   

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 37 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos