Zjarrfikësit në Tanzani janë duke u përballur me një ndër sfidat më të mëdha të tyre për të fikur një vatër të madhe zjarri që ka përfshirë majën më të lartë të Afrikës, atë në malin e Kilimanxharos.





Sipas të dhënave paraprake, zjarri nisi mbrëmjen e së premtes, në një prej rrugëve që përdoret më shpesh nga alpinistët, ndërkohë që shkaqet e tij janë ende të paqarta.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke iu pamundësuar zjarrfikësve lokalizimin e tyre për shkak të largësisë dhe mungesës së rrugës ku mund të shkojnë makinat.
Sipërfaqja e djegur është tepër e madhe, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. (A2 Televizion)