All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Italia iu kërkon ndihmë aleatëve të vjetër nga Afrika për furnizimin me gaz

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 08:15 | Bota
Italia iu kërkon ndihmë aleatëve të vjetër nga Afrika
All - Paragraf - 1

Në një moment lufte, kur sigurimi i energjisë dhe gazit është bërë një nga mallrat më të shtrenjta në bursa e tregje, shumë vende të BE, po mundohen të gjejnë rrugë alternative për të përmbushur kërkesat për furnizim, gjithnjë pa shkelur sanksionet e vendosura nga Perëndimit ndaj Rusisë.

Një prej tyre është dhe Italia, e cila ka kthyer sytë nga aleatët e vjetër në Libi për të kërkuar ndihmë në këtë situatë të vështirë, kur tregjet e gazit vijojnë të shikojnë çmime ekstremisht të larta.

All - Paragraf - 3

Kështu sipas “Bloomberg”, Libia po mendon të zgjasë një linjë të re gazsjellësi drejt Italisë nga “Greenstream”, brenda një periudhe kohore 4-6 muaj.

Lajmi u konfirmua dhe nga ministri për Naftën dhe Gazin në qeverinë e unitetit kombëtar, në takimin e "Africa Oil Week". Sipas eksponentit të lartë të qeverisë së Tripolit, Libia eksporton aktualisht rreth 7-8 milioni metër kub gaz në ditë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos