Zjarri në spitalin Covid 3, reagon Manastirliu: Nuk është cenuar puna në pavione

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 13:28 | Aktualitet
Zjarri në spitalin Covid 3, reagon Manastirliu: Nuk është cenuar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në një prej ambienteve mbështetëse pranë spitalit Covid-3 në QSUT, ku siguroi se situata është e qetë dhe pa pasoja që cenojnë punën në spital.

“Është një incident që ka ndodhur në zonën e gjelbër, aty ku janë shërbimet mbështetëse, nuk është e lidhur me 3 pavionet e spitalit Covid 3. Dua të siguroj që janë të gjithë shëndosh e mirë. Incidenti ndodhi jo në zonat e pavioneve, pra në këtë zonë të strukturës së ish-Kirurgjive, ku nuk ofrohet shërbim. Masat janë marrë në kohë dhe situata është në kontroll”, tha Manastirliu. 

https://a2news.com/2021/11/27/zjarr-ne-spitalin-covid-3-nuk-ka-persona-te-lenduar/

E pyetur për shkakun e kësaj ngjarje, Ministrja Manastirliu u shpreh se organet kompetente po vlerësojnë të gjitha pistat.

Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme, në një dhomë të ambienteve mbështetëse në korridorin hyrës, në mjediset pranë spitalit Covid-3. Stafi mbështetës e ka identifikuar menjëherë dhe gjithçka është shuar në pak kohë. Aktualisht po vlerësohet shkaku i kësaj ngjarje nga organet përkatëse, por puna në spital nuk është cenuar dhe nuk ka patur asnjë rrezikshmëri për personelin dhe pacientët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos