Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve, IKMT gjobit me 1 milion lekë bashkinë Vlorë

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 17:57 | Aktualitet
Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve, IKMT gjobit me 1 milion lekë

IKMT ka gjobitur me 1 milion lekë bashkinë e Vlorës lidhur me rastin e përfshirjes nga flakët të fushës së mbetjeve ditën e djeshme. Pas ndërhyrjes së kryer edhe nga forcat e ushtrisë dhe atyre të zjarrfikësve edhe gjatë ditës së sotme, situata është drejt përmirësimit.

Pasditen e së enjtes, fusha e mbetjeve u përfshi sërish nga flakët duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.

Forca të shumta të zjarrfikësve dhe katër automjete u vunë në dispozicion për të shuar flakët. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/29/zjarr-i-permasave-serioze-ne-vendgrumbullimin-e-mbetjeve-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos