
Gjykata e Tiranës shtyn për më 20 korrik seancën ndaj Gerti Shehut, personi që grushtoi ish-kryeministrin Sali Berisha më 6 dhjetor të vitit të kaluar.
Shkak për shtyrjen u bë mosparaqitja në seancë e viktimës së veprës penale, të dëmtuarit Sali Berisha, prani e kërkuar nga Kodi i Procedurës Penale.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut. Gjykata ripërsëriti njoftimin e të dëmtuarit Berisha për t'u paraqitur në seancën e radhës. (A2 Televizion)