Zjarri përfshin ullishtën në Rrogozhinë, terreni vështirëson ndërhyrjen

Nga A2 CNN
5 Shtator 2020, 18:09 | Aktualitet

Mbi 15 ha ullishte janë përfshirë nga një vatër e madhe zjarri në Rrogozhinë, në kodrat e fshatit Zambishtë.

Sipas të dhënave nga vendgjarja, mësohet se situata paraqitet e rënduar dhe për këtë arsye përveç forcave zjarrfikëse të qytetit kanë shkuar në ndihmë edhe ato të Peqinit dhe Kavajës.

Përhapja e flakëve vijon të shpërndahet me shpejtësi, favorizuar dhe nga era, duke rrezikuar pemëtarinë e zonës përreth.

Ndërkohë që vështirësi po haset dhe në ndërhyrje për lokalizimin e flakëve, për shkak të terrenit të vështirë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos