Një vatër e madhe zjarri shkaktoi dëme të shumta në një lagje të varfër në qytetin bregdetar të Valparaíso në Kili. Si pasojë e flakëve raportohet se mbi 100 banesa u dogjën.
Qindra njerëz u larguan me shpejtësi nga banesat dhe sipas autoriteteve raportohet se shumë prej tyre kanë humbur gjithçka nga zjarri.
Një numër i madh zjarrfikësish u angazhuan për vënien në kontroll të flakëve që rrezikuan dhe dy lagje të tjera pranë.
Valparaiso, është një qytet që frekuentohet shumë nga turistët në Kili për shkak të shtëpizave të tij karakteristike prej druri. (A2 Televizion)