Mbrojtja e biodiversitetit detar është një nga sfidat kryesore të shoqatave ambientaliste, por edhe e qeverive kryesisht në pellgun e Mesdheut. Për këtë arsye, Shqipëria pritet të bëhet pjesë e projektit “Fish Mpa Blu 2” që synon përcaktimin e zonave të mbrojtura detare në 6 vende të Mesdheut. Parku kombëtar detar Karaburun-Sazan dhe parku kombëtar I Butrintit pritet të jenë dy zona pilot në vendin tonë që do të marrin statusin si zona te mbrojtura detare. Por çfarë parashikon ky status. Grupi i xhirimit të A2 CNN udhëtoi në ishullin grek të Kretës, ku prej vitesh implementohen parqet e mbrojtura detare dhe që një praktike e tillë synohet të zbatohet edhe në vendin tonë. (A2 Televizion)
Zona të mbrojtura në det, Shqipëria pjesë e projektit me 6 vende të Mesdheut
