Zv/presidenti amerikan do t’i nënshtrohet testit për koronavirus

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 19:26 | Bota
Zv/presidenti amerikan do t’i nënshtrohet testit për koronavirus

Shtëpia e Bardhë bën me dije se zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence do t’i nënshtrohet në orët në vijim një testi për të parë nëse është i prekur nga koronavirusi.

E gjitha kjo vjen pasi më herët një punonjës i zyrës së Pence rezultoi i prekur nga virusi i ri që po shkakton mijëra viktima në gjithë botën.

Mike Pence tha se punonjësi i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk frikësohet aspak sepse ai nuk ka qenë në zyrë që prej së hënës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos